Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIKjo është makina e parë me energji diellore, quhet 'Eva'Kjo është

Kjo është makina e parë me energji diellore, quhet ‘Eva’Kjo është

Mbërrin makina e parë me energji diellore. Quhet Eva dhe vjen nga India, ku është prezantuar në “Auto Expo 2023”. 

Automjeti i hap rrugën kështu një tjetër game automjetesh me energji të pastër, ka një kabinë për dy të rritur dhe një fëmijë, është e pajisur me një bateri elektrike që ka autonomi prej 250 km, ndërsa duke shfrytëzuar energjinë diellore ka një autonomi prej 10-12 km.

Karikimi i baterisë elektrike realizohet në vetëm 45 minuta, ndërkohë që kompania bën të ditur se në fund të vitit do futet në prodhim, dhe parashikohet që ne 2024 të dalë në shitje.

Në paketën e shërbimeve ka të përfshirë monitorimin e presionit të gomave, diagnostikimin e mjetit, GPS, statistikat e udhëtimit, asisitencë për parkim, telekamera ne anën e prapme dhe anash saj. Është e lehtë dhe e vogël, duke e bërë mjaft të manovrueshme në trafik dhe në parking.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME