Kryeministri ka publikuar sot një foto jo të zakonshme nga Boga, ku shihet në mes të dëborës, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe biri Zaho.
Por shkrepja idilike që do te tregojë sikur familja po shijon malet dhe natyrën tradhetohet nga një detaj i vogël. Ata nuk i janë kushtuar as ecjes në male, as çarjes së dëborës, por kanë ndalur në rrugë thjeshte sa për nje foto instagrami, njësoj si vajzat e shoubizit.
Po ta hapësh pak pamjen me gishta shikon se pas shpines së Ramës duket një foristradë e zezë që i ka ndaluar aty sa për një pozë.
Por edhe kështu i rrethuar nga familja dhe me sfond jo të zakonshëm duhet pranuar se shefi i qeverisë duket më mirë sesa në krah të Belës, Elisës apo Hulusiut. Lapsi