Uncategorized

Dritëro Agolli: “Majtas dreqër, djathtas djaj”

“Majtas dreqër, djathtas djaj”

-Poezi nga Dritëro Agolli-

Më gjurmon dikush patjetër

Dhe vërtet s’di nga t’ia mbaj;

Majtas vrap më dalin dreqër,

Djathtas vijnë e presin djaj.

Nga dollapi nxjerr një pjepër,

Thela-thela nis ta çaj:

Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,

Gjysma tjetër mbushur djaj.

Mbreh një laps e hap një letër,

Sytë e mi nga letra s’ndaj:

Sipër letrës shtrihen dreqër,

Përmbi lapsin hipën djaj.

Ku të futëm, s’gjej vend tjetër,

Ku të qesh e ku të qaj.

Majtas vrap më dalin dreqër,

Djathtas vijnë e presin djaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button