Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Nuk po bëj lobim, por hetim në SHBA

Berisha: Nuk po bëj lobim, por hetim në SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha e mohon që të jetë duke kryer lobim në SHBA. Kontratën me lobistin Charles R. Black të zbuluar pak ditë më parë thotë se e ka firmosur për të sqaruar shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Berisha u shpreh se nuk bëhet fjalë për lobim, por për hetim, të cilin miku i tij, një ish-eksponent republikan e ka marrë përsipër ta bëjë pa asnjë pagesë.

“Kryetari dhe themeluesi i grupit që drejton punën për Berishën beson se klienti i tij është ndaluar në mënyrë të pandershme për të hyrë në SHBA dhe dëshiron që Kongresi të hetojë këtë çështje. Kjo është e vërteta e hetimit, jo lobimit.

Unë i kam bërë letër çdo kongresmeni, të cilëve nuk u kam kërkuar asgjë por u kam thënë se ky vendim është shkelje flagrante e ligjit të kongresit. Ky është republikan dhe në fund ka qenë shef strategjist i McKain. Ia kam shpjeguar dhe ka qenë i bindur për pafajësinë time. Më tha do ta marr përsipër pa asnjë pagesë, se nuk mund ta tolerojë që një mik i tij të ndalohet pa të drejtë”, – tha Berisha në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Pak ditë më parë u zbulua se kompania e lobimit “PRIME Policy Group” kishte pajtuar një klient të ri, Sali Berishën. Lajmi u bë publik pas një shkrimi në Politico. Gjëja e parë që të bie në sy në kontratë është fakti se kjo kontratë është “pro-bono”, çka do të thotë se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do ndihmojë Berishën mbi baza krejtësisht vullnetare pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.

Drejtuesi i kompanisë lobiste amerikane PPG është Charles R. Black Jr., ai rezulton se ka punuar këshilltar në fushata elektorale për disa ish-presidentë amerikanë, duke nisur me Reganin, Bushët, kandidatin McCain etj. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME