OP/ AN

Koha për të zbritur nga kali i ngordhur

Nga Ervin Resuli – Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare:

1 Mars 2025 shënon një pikë kthese për mjekësinë veterinare në Shqipëri. Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare nuk është thjesht një tubim profesional, por një moment reflektimi dhe vendimmarrjeje. Ky kongres duhet të shërbejë si një çlirim nga modelet e dështuara dhe një ftesë për një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si trajtohet profesioni ynë në vend.

Prej vitesh, mjekësia veterinare në Shqipëri është përballur me të njëjtat probleme strukturore, duke ecur në një rreth vicioz të improvizimeve dhe vendimeve të pjesshme që nuk adresojnë thelbin e krizës. Në vend që të njohim problemet dhe të ndërtojmë një strategji të qëndrueshme, kemi parë të njëjtat taktika të “kalit të ngordhur”:

❌️Ndryshojmë rregullat e lojës, por jo sistemin që
i zbaton ato.

❌️Emërojmë figura të reja në institucione, por pa
reformuar thellësisht strukturën e tyre.

❌️Nxisim projekte të reja, por pa siguruar që bazat
e profesionit janë të shëndosha.

❌️Flasim për zhvillim, por nuk garantojmë
standarde të barabarta me Europën.

Në këtë kongres, nuk u diskutua më për arna të përkohshme apo për përmirësime sipërfaqësore. Kjo është një thirrje për përmbysjen e plotë të mënyrës se si funksionon mjekësia veterinare në Shqipëri dhe një kërkesë për ta ndërtuar atë mbi themele të reja dhe të qëndrueshme.

Koha kërkon :
✅ Një strukturë të re institucionale, ku
vendimmarrja të jetë e bazuar në ekspertizën e
mjekëve veterinarë dhe jo në emërime politike.
✅ Një sistem arsimor modern dhe të lidhur me
nevojat e tregut, që përgatit veterinerë të aftë
për sfidat e kohës.
✅ Një mbështetje financiare të qëndrueshme për
shërbimin veterinar publik dhe privat , që
garanton cilësi dhe mbrojtje për shëndetin e
kafshëve dhe konsumatorëve.
✅ Një strategji kombëtare për veterinarinë, që nuk
bazohet në improvizime por në një vizion të
qartë për të ardhmen.

Koha për eksperimente ka mbaruar. Kongresi i 1 Marsit është momenti kur duhet të zgjedhim: Vazhdojmë të rregullojmë shalën e kalit të ngordhur apo ngrihemi dhe nisim të ecim përpara?

Ky është momenti ynë. Ky është ndryshimi që duhet të ndodhë tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button