EKONOMITOP-NEWS

Kompania koçensionare e naftës  ANIO Oil&Gaz sh.a flak në rrugë naftëtarët në prag pensioni

Mallakaatër – Shkurtimet në ANIO Oil&Gas sh.a/ Naftëtarët në Ballsh kundërshtojnë largimet nga puna: “Jemi pranë pensionit, askush nuk na merr në punë”.

Në një periudhë afro njëvjeçare, kompania ANIO Oil&Gas sh.a ka kryer shkurtim të fuqisë punëtore në vendburimin e naftës në sstresat gëlqerore në Qafën e Kashit në Mallakastër..

Sipas punonjësve të larguar nga puna, por edhe vetë kompanisë, shkaku kryesor i largimeve lidhet me mungesën e financave të kompanisë. Pas largimit të një grupi punonjësish në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, gjatë muajve të parë të këtij viti janë larguar edhe 16 punonjës të tjerë.

12 prej tyre kanë firmosur kontratat e largimit dhe kanë marrë librezat e punës, ndërsa katër të tjerë nuk janë dakord me arsyetimin e kompanisë për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

Sipas naftëtarëve, ata kanë bërë ankesa zyrtare ndaj kompanisë, duke vënë në dijeni Kryeministrinë, ministrinë përgjegjëse, Inspektoriatin e Punës dhe institucionet përkatëse, ndërsa kërkojnë një arsye konkrete për largimin nga puna. Ende ata nuk kanë marrë një përgjigje nga ankesat që ata kanë kryer.

Punonjësit shprehen se janë pranë pensionit dhe kanë mbi 33-34 vite eksperiencë pune në kompanitë e nxjerrjes së naftës.

Nga ana tjetër, drejtues të kompanisë janë shprehur se çdo veprim është kryer konform ligjit dhe rregulloreve të brendshme të kompanisë. Sipas tyre, edhe kontrollet e ushtruara nga Inspektoriati i Punës dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk kanë konstatuar shkelje.

“Kemi larguar 16 punonjës për shkak të mungesës së financave. Katër prej tyre, të cilët nuk bien dakord me vendimin, janë paralajmëruar prej 3 muajsh. Aktualisht punojnë me orar të reduktuar, 4 orë në ditë dhe paguhen, por kontratat nuk do të rinovohen”, është shprehur kompania.

Sipas saj, vendimi lidhet edhe me moshën e punonjësve, pasi “nuk mund t’i përballojnë më ritmet dhe dinamikën e punës”, përveç vështirësive financiare që po kalon kompania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button