Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKonsfiskohet apartamenti 120 mijë euro i Juljan Sulo nga Lushnja

Konsfiskohet apartamenti 120 mijë euro i Juljan Sulo nga Lushnja

Fier – Vijon puna hetimore për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Konfiskohet një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për konfiskimin e një apartamenti me vlerë 120 000 euro, në pronësi të shtetasit Juljan Sulo 43 vjeç, ose si e johin tjetër “Juli Pashakos” banues në Lushnjë.

Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit.

Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat shtetasi Juljan Sulo ka qenë i dënuar.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME