Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETKonsumoni bizele për një zemër të shëndetëshme

Konsumoni bizele për një zemër të shëndetëshme

Në mesin e shumë bishtajave bizelja është një ndër bimët më të dobishme dhe më shëruese. Në bizele është e pranishme beta-karotina, përkatësisht vitamina A, e cila ndihmon në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të sëmundjeve të zemrës.

Mjafton vetëm 100 gramë bizele për të furnizuar trupin me dhjetë herë më shumë proteina se sa salsiçet me patate të skuqura ose një pjesë torte me krem. Bizelja ju mban gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe kalon ngadalë nëpër traktin tretës.

Përqindja e lartë e materieve të lehta në bizele ka edhe një përparësi: ul vlerën e rritur të kolesterolit.

Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magneziumit. E zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim vërtet antistresues, pohon eksperti vjenez i shëndetësisë, profesor Hademar Bankhofer.

Bizelja është po ashtu një ushqim ideal për fëmijët, për arsye se u jep energjinë e cila është e nevojshme për kryerjen e detyrave të shtëpisë pas shkollës. Përveç që stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët dhe indin lidhës si edhe shikimin dhe koncentrimin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME