Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKontrata/ Mbappe në PSG me 600 milionë euro në tre vjet

Kontrata/ Mbappe në PSG me 600 milionë euro në tre vjet

Kylian Mbappe dhe PSG në majin e kaluar nënshkruan kontratën më të pasur në historinë e sportit. Gazeta franceze Le Parisien ka zbuluar detajet e rinovimit të artë, që e bindi sulmuesin francez të mos transferohej te Real Madrid. E përditshmja gjithashtu llogariti se sa do të fitonte 24 vjecari nëse do të qëndronte në Paris për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes. Në 3 vjet, rinovimi është në fakt “2+1”, kampioni francez Mbappe do të përfitojë 636 milionë euro.

Por si ndahen në zëra këto 636 milionë? Le Parisien i zbulon të gjitha detajet…
– Paga: 72 milionë euro bruto në sezon (216 milionë në 3 vjet)
– Bonus ‘nënshkrimi’: 180 milionë euro, të ndara në tre këste
– Bonusi ‘besnikërie’: një shifër që rritet nga viti në vit për një total prej 240 milionë nëse kompletohet periudha trevjeçare. 70 milionë nëse nuk ikën në qershor 2023, 80 milionë nëse nuk niset në qershor 2024. E pastaj 90 milionë nëse nuk largohet në qershor 2025.

Shifra të çmendura dhe të papara më parë. Me këtë rinovim Mbappe thyen rekordet e mëparshme të vendosura nga shokët e tij të tridhëmbëshit. Messi përfitoi 555 milionë për 4 vjet nga 2017 në 2021, ndërsa Neymar (267 milionë për 6 vjet nga 2017 në 23).

Shifra marramendëse që vështirë se ndonjë klub tjetër do të mund t’i barazojë. E kështu fjalët e sulmuesit pak ditë më parë, “Unë nuk lëviz nga Parisi”, tani kanë mbi 600 milionë arsye të tjera për t’u konsideruar të vërteta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME