Ish ministri Arben Ahmetaj, ka reaguar përsëri nga arratia mesditën e sotme në rrjetin social Facebook. Pas kontrolleve sot me urdhër të SPAK në banesën e partneres së tij dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve, Ahmetaj e ka cilësuar reprezalje, kontrollin e BKH-së në banesat e familjarëve të tij.
Duke përmendur moshën e prindërve, Ahmetaj shprehet se atyre u janë marrë celularët, me ‘shpresën’ për gjetjen e provave për inceneratorët.
Ai shprehet se shifra 1.8 mln euro që ka dalë si pjesë e hetimeve s’është gjë tjetër veçse një lajm i rremë.
ARBEN AHMETAJ:
Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….