Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKosova fiton ndaj Izraelit, vendos Rashica

Kosova fiton ndaj Izraelit, vendos Rashica

Kosova ka arritur një fitore të madhe 1-0 përballë Izraelit në Fadil Vokrri, në takimin e prapambetur pasi ishte shtyrë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Momenti vendimtar ishte në minutën e 41-të, kur Milot Rashica do të shënonte me një goditje të bykyr në portën e Glazeer duke ngritur në këmbë të pranishmit në “Fadil Vokrri”.

Pjesa e parë mbyllet me Kosovën në avantazh dhe e dyta nis si e para, me skuadrën shqiptare sërish kërkuese me një kunndërsulm të nisur nga Milot Rashica, që avancon në qendër dhe pason te Bytyqi, që nuk ia del të shënojë përballë portierit.

Izraeli gjithsesi rrezikon me Gloukh që godet nga kufijtë e zonës por i tregon se është aty gati Aro Muric. Mbyllet 1-0, me Kosovën që shkon në kuotën e 10 pikëve, një më pak se Izraeli

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME