Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKQZ hap thesin për partitë/ PS merr 1.5 milionë dollarë, Alibeaj 1...

KQZ hap thesin për partitë/ PS merr 1.5 milionë dollarë, Alibeaj 1 milion

Përcaktohet nga KQZ ndarja e fondeve për partitë politike sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në mbledhjen e sotme, KQZ ka njoftuar ndarjen e fondit për dhjetë parti politike, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 345.600.000 (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë) lekë.

– Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e
katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.

– Partia Demokratike përfiton 106.661.182 (njëqind e gjashtë milion e gjashtëqind e
gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.

– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë
e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.

– Partia Republikane Shqiptare përfiton 11.488.669 (njëmbëdhjetë milion e katërqind e
tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.

– Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë
e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e
gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind
e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë
mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë) lekë.

– Partia Social Demokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e
gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

– Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME