Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKRIJIMI I QYTETIT TË FIERIT DHE I GRUPEVE TË PARA AMATORE TËMUZIKËS...

KRIJIMI I QYTETIT TË FIERIT DHE I GRUPEVE TË PARA AMATORE TËMUZIKËS FIERAKE.

Nga Rik Hoxha – Për herë të parë emri i Fierit ndeshet në dokumuntet osmane të vitit 1737. Në vitin 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi të ndërtuara nga myzeqaret dhe voskopojaret që sapo ishin ngulur në Fier nga rrethinat perreth.

Qyteti modern i Fierit u themelua më 1864 nga Kahraman Pashë Vrioni dhe djali i tij, Omer Pashë Vrioni, të cilët me ndihmën e arkitekteve franceze, hodhën themelet e qytetit modern të Fierit. Qyteti u projektua sipas modelit të qyteteve të Rilindjes Evropiane të shekulli të 19-të. Banorët e parë të Fierit ishin shërbëtorët e Kahraman Pashës si edhe familjet vllehe, që kishin jetuar në këtë zonë që prej viteve 1800.
Menjëherë mbas ndërtimit të tregut, Fieri e krijoi statusin e tij ekonomik si një qytet i tregëtarëve dhe zanatçinjëve. Në vitin 1923 në qytetin e Fierit numuroheshin pesë lagie dhe 1493 banorë.

Ka një teori sipas së cilës giuha evoloi si një nënpjesë e muzikës dhe se ajo ështeë një element themelor për funksionimin e trurit tonë. Instrumenti më i vjetër i muzikës është një flaut prej kocke i 40.000 viteve më parë, që u zbulua në Gjermani vetëm pak vite mënparë.
Këto zbulime arkeologiike mbështesin idenë se aktiviteti artistik dhe krijimtaria muzikore ishin piesë e jetës së pararardhesve tanë, ndërkohë që truri i sotëm modern ishte duke u zhvilluar. Muzika nuk u lind si rezultat i emergjencës dhe zhvillimit giuhësor. Muzika ishte e para, pjesa e giuhës erdhi më vonë. Kjo i çoj shkenctarët në hipotezën që giuha mund tl jetë një lloj i vecantë muzike. Muzika u zhvillua më parë dhe prodhoi themelet – nga evolimi dhe qëndrimi zhvillimor për përfitimin e gjuhës.

Kur flasim për një qytet të ri të porsa krijuar dhe kur themi që muzika është krijuar para gjuhës, do të thotë që edhe në qytetin e Fierit padyshim që kishte edhe muzikë edhe muzikantë, për të plotësuar akoma më shumë momentet dhe kohën e argëtimit të qytetarëve fierak.

Muzika në Fier daton sëbashku me krijimin e qytetit të Fierit, me artistët e vetë amator, që jo vetëm shpalosin talentin e tyre për hobi, por i dhanë jetës së popullit të tyre një tjetër kuptim dhe dimension. Ata u bënë të aftë që të argëtonin tregëtarët e qytetit të tyre dhe duke e parë të arsyeshme, të pasurit e vendit ndërtuan tre mejhane dhe kazino të mëdha, salla këto ku të argëtohej populli.

Ndër këngëtarët që argëtonin qytetarët ishin fierakët e talentuar, Kozma dhe Vangjel Lule, Tuni e Sili Papuçiu, Thoma Poro, Vasil Tase, Jani Bakalli, Ilia Bele, Lani Paloli, Bushi Bogo, Taqo Pagace, Thimi Xhokaxhiu e Llambi Pano.

Në atë kohë ishte pak e vështirë për të siguruar orkestrantë për të shoqëruar këngëtarët fierak dhe ata gjetën një zgjidhje duke marrë oekestrantë nga qytete të tjera, si sazet e Korçës, të Përmetit dhe të Leskovikut. Kjo vërtetë ishte një zgjidhje e momentit për hallin që kishin, por edhe kjo zgjidhje prodhoj probleme shumë të mëdha, që orkestrantët e huaj kur vinin në Fier për të shoqëruar këngëtarët tanë sollën këngët e tyre në Fier, ndërkohë ata kur iknin nuk linin pa marrë edhe këngët më të bukura fierake që ti këndonin këngëtarët e tyre. Kështu që kjo zgjidhje bëri që këngët e Fierit, Korçës, Permetit dhe Leskovikut të kenë edhe sot e kësaj dite një përplasje, që këngë të njëjta që këndohen nga të gjitha këto qytete, si “Hapi sytë e zezë” apo “Ma kishe shtëpinë në fund të Fierit” dhe kjo bëri që të gjitha këto qytete të kenë të njëjtin pentaton edhe sot e kësaj dite. Një sqarim për ata që nuk e njohin fjalën Pentaton. Fjala Pentaton e ka prejardhjen nga Greqishtja e vjetër që do të thotë; pesë tone, ose pesë nota. Ç’do krahinë e botës ka një pentaton që është i ndryshëm nga njëri tjetri dhe që përbën karakteristikën origjinale të asaj zone nga një zonë tjetër, qoftë ajo edhe në kufi me njëra tjetrën.

Do të jemi në vazhdimësi të shumë biografive artistike dhe temave të ndryshme të librit.

Marr nga webi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME