Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKryemadhi: Nuk më rruhet as për SPAK-un as për burgun

Kryemadhi: Nuk më rruhet as për SPAK-un as për burgun

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, mbajti fjalën e saj edhe deputetja Monika Kryemadhi. Ajo tha se shumë nga të pranishmëve në mbledhje u thonë të distancohen nga ajo sepse “shumë shpejt do të shkojë në burg”. Pas kësaj ajo theksoi se “nuk i rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun”.

“Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un. Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, – theksoi ajo.

Gjatë fjalimit të saj me tone kritike, Kryemadhi tha se Partia e Lirisë nuk ka në prioritetet e saj përjashtimet apo prerjet e kokave, sepse nuk ka çfarë të presë. Ajo u shpreh se votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duyke zgjidhur probleme.

“Në një parti politike, meritopkracia ka rëndësi më shumë sesa servilizmi. Servilizimi dhe jesmenet i mbyllin jetën asaj. Tradhtarët në krye të PL, ku nga këto një prej tyre jam unë, ju ka mbyllur derën pjesës më të madhe tuajën. Aq më shumë shumë djem dhe vajza të reja të cilët nuk kanë pasur mundësinë që nga largimi i Petrit Vasilit nga drejtimi, dyert e PL kanë qenë të mbtyllura.

Mendoj se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Nuk jam e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash, sepse nuk ka cfarë koka të presë. PL ka nevojë për një program dhe hapësirë të re që ui krijon mundësi grave dhe vajzave, por jo atyre që përdoren dhe ngrihen kundër njëra tjetrës.

Votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duke zgjidhur probleme. Detyra jonë është ti hapim, sytë njerëzve, të forcojmë institucionin e familjes sepse familja e vogël bën familjen e madhe. Detyra e një anëtari të partisë nuk është të vijë me piaggo dhe nesër të largohet me Range Rover” – tha Kryemadhi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME