Saturday, November 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKryemadhi sulmon Egjëll Agaçin duke lenë jashtë akuzave Arben Ahmetaj

Kryemadhi sulmon Egjëll Agaçin duke lenë jashtë akuzave Arben Ahmetaj

Monika Kryemadhi te emisioni “Open” ka folur për aferën e inceneratorëve, ku sot u mor vetëm me Erion Veliajn.

Ndërkohë e pyetur për Engjell Agaçin, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, zonja Kryemadhi e përjashton Ahmetaj nga skandali.

Ja se çfarë thotë Kryemadhi: “Për Engjëll Agaçin e di që është te inceneratori i Elbasanit. Shpallja e fituesit “Albtech Invest” në mënyrë të paligjshme që duhet të ishte prokurim ndërkombëtar, nuk u bë. Nuk u la 40 ditë, siç e ka ligji, pra implikohet drejtpërdrejtë Engjëll Agaçi dhe gjithë ministrat që kishin anën ligjore të kësaj. Për çështjen financiare është Lefter Koka. Ndërsa për Arben Ahmetaj nuk ka firmë në Elbasan dhe Fier. Nuk e di se cili është implikimi i tij në inceneratorin e Tiranës. Në Fier, zoti Subashi e di që ka bërë deklaratë se i është kërkuar të bëjë kthimin nga tokë arë të tokës ku është bërë inceneratori i Fierit”- theksoi Kryemadhi, duke e përjashtuar zv/kryeministrin Ahmetaj që asokohe ishte ministër financash.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME