Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKryeministri i Spanjës zbardh takimin me Ramën

Kryeministri i Spanjës zbardh takimin me Ramën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches ka reaguar në lidhje me takimin që ka patur me homologun shqiptar, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Sanches shkruan se Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga ana e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Sot pasdite u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Sançez.

Kujtojme qe kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME