Uncategorized

Aksident me 5 të plagosur në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëri-tjetrën. Sipas burimeve në vendin e ngjarjes janë lënduar 5 persona.

Të njëjtat burime thonë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit është bërë një Volkswagen i ka prerë rrugën mjetit tjetër Mercedes Benz. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ekspertët që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës “5 Maji”, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button