AKTUALITETKRYESORE

Kryetarja socialiste e Bashkisë Rroskovec, Majlinda Bufi, sërish në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur sërish në SPAK.

Kjo është hera e dytë që Bufi paraqitet në SPAK, pasi më herët e kemi parë që ka qënë në 22 maj 2024.  

Kujtojmë se SPAK ka nisur procedimin penal për Bufin, pas investigimit të programit Piranjat, ku kryebashkiakja e Roskovecit i bënte presion me shkarkim nga puna një pastrueseje e cila kishte marrë pjesë në një nga mitingjet e opozitës.

Ndërsa në një rast të dytë, Bufi i kërkonte llogari një qytetari pse kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për rivalin e saj në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button