Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKthesa 180 gradë e Socialistëve/ Do të votojnë rezolutën kundër genocidit serb

Kthesa 180 gradë e Socialistëve/ Do të votojnë rezolutën kundër genocidit serb

Deputetët pritet të votojnë më 7 korrik një rezolutë që dënon gjenocidin e Srebrenicës pasi socialistët në pushtet shkaktuan zemërim duke hedhur poshtë një rezolutë të mëparshme të propozuar nga ish-deputeti dhe presidenti shqiptar Sali Berisha.

“Kemi rënë dakord që parlamenti të mbajë një seancë të posaçme për këtë çështje”, tha Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Balla tha se parlamenti shqiptar “duhet të shprehë qartë dënimin” e gjenocidit të boshnjakëve të vitit 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.

Ish-presidenti Berisha paraqiti rezolutën e tij për të dënuar gjenocidin muajin e kaluar, ndërsa kritikoi kryeministrin shqiptar Edi Rama për marrëdhëniet e tij miqësore me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç dhe qeveria serbe nuk e pranojnë që masakrat e vitit 1995 përbënin gjenocid, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Berisha është përpjekur të pozicionohet në qendër të aktivitetit të opozitës që kur Departamenti Amerikan i Shtetit muajin e kaluar e akuzoi atë për përfshirje në “korrupsion madhor” dhe i ndaloi hyrjen SHBA.

Socialistët e hodhën poshtë rezolutën e Berishës si një përpjekje për të fituar legjitimitet për veten e tij. Por shumë në Shqipëri e hodhën poshtë këtë pikëpamje dhe mbështetësit e opozitës dhe aktivistët e të drejtave të njeriut shprehën pakënaqësi për dështimin e socialistëve për të dënuar gjenocidin.

Akoma më shumë zhurmë shkaktuan komentet e Ermonela Felaj, një deputete e Partisë Socialiste, e cila sugjeroi se rezoluta e propozuar e Berishës për të dënuar gjenocidin kishte për qëllim të dëmtonte nismën ekonomike ndërkufitare të Ballkanit të Hapur të Ramës dhe Vuçiçit.

Komentet e Felajt ndezën debatin nëse socialistët ishin gati të mos dënonin gjenocidin sepse donin të mbronin skemën e tyre rajonale.

Të enjten, Balla u përpoq t’i siguronte kritikët se partia e tij dhe parlamenti nuk kanë dyshime për këtë çështje.

“Ne do të ftojmë në votim përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe anëtarët e familjeve të viktimave të këtij gjenocidi”, tha ai.

Gjergj Erebara/ BIRN

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME