Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Kthesat e Fratarit” në aksin e autostradës Levan – Tepelenë burim aksidentesh.

“Kthesat e Fratarit” në aksin e autostradës Levan – Tepelenë burim aksidentesh.

Mallakastër – Kur kanë kaluar dy vjet nga shkarja e kodrës  ku u bllokua autostrada Levan – Tepelenë në vendin  quajtur “Kthesat e Fratarit” ende  vendi nuk është rehabilituar e të vihet në funksion, por po përdoret rruga provizore që u ndërtua në atë periudhë.

Kjo përbën një  rrezikshmëri të lartë për automjetet që lëvizin në drejtim nga Jugu për në  Fier pasi nga rruga që ka qën e drejt ka një devijim të fortë në krahun e majtë dhe jo pak herë drejtues mjetesh janë përplasur me betonet mbrojtës apo dhe aksidente me pasojë vdekje.

Drejtues mjetesh pohojnë se kjo rrugë që u bllokua është reth 50 metra  që  tre ditë pune duhet për ta rikthyer në normalitet dhe automjetet lëvizin normalisht, por meqenëse pronari i gurores ku merren inertet ka vëllanë pranë kryeministrit e kanë lënë në këtë gjendje.

Jo pak herë automjete që lëvizin si në drejtim të jugut të vendit por edhe anasjelltas  nëse nuk janë aksidentuar me pasojë vdekjen janë përplasur me betonet mbrojtëse te rrugës, dhe kjo për shkak se kodrës ia ka dalë “pronari” dhe shfrytëzohet për inerte./ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME