Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKujdes/ Berisha nxjerr videon: Kreu i PS Elbasan dhunon një roje shkolle

Kujdes/ Berisha nxjerr videon: Kreu i PS Elbasan dhunon një roje shkolle

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që tregon dhunimin e rojes 70- vjeçar të shkollës 9 vjeçare “Qamil Guranjaku” në Elbasan. Sipas Berishës thotë se autori është kryetari i PS-së së Elbasanit.

“Durim Koçi, bandit i Taulant Bego Jaris, masakron me grushte rojen 70 vjeçar! Krim i shëmtuar!” – shkruan Berisha.

40-vjeçari Durim Koçi nuk është një emër i panjohur për policinë e Elbasanit, pasi ai është kallëzuar edhe më herët për disa çështje të tjera. Policia e ka proceduar në gjendje të lirë për këtë ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë” – thuhet në njoftimin e policisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME