Kujdes!/ Si u ekzekutua në atentat shqiptari në Ekuador

Një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në qytetin Guajakil të Ekuadorit. Mediat vendase shkruajnë se viktima është identifikuar si Arjanit Rizaj, 53-vjeç. Ai është qëlluar rreth orës 20.30 të së premtes, me orën lokale, përpara spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.
Sipas të njëjtave burime, autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me një motoçikletë të bardhë që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.
Guayaquil , se confirma que el ciudadano que murió tras ser víctima de sicarios en los exteriores del hospital Luis Vernaza era de nacionalidad Albanesa .. pic.twitter.com/hRUxuwN372
— Noticias Virales (@NotiViralesEc) November 10, 2023
Për të kaluarën e shqiptarit detajet janë të pakta dhe nuk është e qartë nëse ai ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme. Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa të gjithë skenën nga shumë pranë.
Vrasja ndodhi në të njëjtën ditë kur u arrestua Dritan Rexhepi, kreu i kompanisë “Bello”. Me një histori të gjatë në Ekuador, ai u arrestua nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll.