Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKume: Vendimi i gjykatës, strategji për të goditur pluralizmin dhe kapur zgjedhjet...

Kume: Vendimi i gjykatës, strategji për të goditur pluralizmin dhe kapur zgjedhjet e ardhshme

Intervistë me ish kreun e KQZ, Prof Kristaq Kume

Partitë si gjithë institucionet e tjera në një shoqëri demokratike funksionojnë në bazë të parimit, shumica vendos. Shiko se në çfarë situate përballemi ne si shoqëri në këtë proces zgjedhor, ku shumica e një partie, në këtë rast Partia Demokratike nuk ka mundësi të ushtrojë të drejtën e saj demokratike

Intervistoi Biora Vojka

4 prill 2022, 3 ditë pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës në Kuvendin Kombëtar 11 dhjetor. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë i dha të drejtë Sali Berishës të udhëhiqte Partinë Demokratike, bazuar në ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit. Dje Gjykata e Apelit dha vendimin për çështjen e vulës së Partisë Demokratike, duke e kthyer në gjykatën e Shkallës së Parë çështjen. Sipas vendimit, çështja do të kthehet për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, që i dha vulën e selinë blu kryedemokratit Sali Berisha po shqyrtohet. Ish-kreu i KQZ, Prof. Kristaq Kume analizon situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe efektet në zgjedhjet e mëvonshme elektorale. Prof. Kume theksoi rëndësinë e pluralizmit në një vend demokratik dhe goditjen që pësoi. Mundësitë për zhvillimin e një garë elektorale më kandidatët e dalë nga primaret, problemet e brendshme dhe si do të përfaqësohet kjo opozitë. Ja intervista e plotë për Telegraf.al:

Cili është efekti i vendimit të gjykatës për e çështjen e PD me rikthimin në shkallë të parë, pra duke e kthyer në pikën zero?

Ky nuk ishte vendim, që nuk pritej të ndodhte si i tillë, për sa kohë që për të arritur deri këtu, gjyqësorit iu deshën të paktën minimumi një vit e ca që është marrë vendimi nga zoti Zhukri, në Mars të vitit të kaluar për një çështje që zgjidhej shumë lehtë. Një vendim si ky që e kthen po prapë në shkallë të parë, u la të bëhej në momentin e skajshëm ballë për ballë mundësive për të patur një situatë tjetër në garën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, kjo të lë shije të hidhur. Të krijohet përshtypja se diçka është përdorur në funksion të interesave të garuesve, në këtë rast të mazhorancës.

Nga ana tjetër gjithë kjo sjellje, jo vetëm vendimi, nuk zgjidhi asnjë problem, por e çoi në pikën fillestare. Ka një problem tjetër të madh, që ka të bëjë më atë rregullin e artë të demokracisë. Mënyrën se si ne kemi vendosur të vetëqeverisemi si shoqëri. Pluralizmi, i cili është në themel duhet të zhvillohet të ne, për të patur një mirëqeverisje. Partitë politike janë institucionet më të rëndësishme në një shoqëri pluraliste.

Partitë politike nuk janë gjë tjetër përveç bashkim vullnetarë qytetarësh. Të cilët bëhen bashkë për arsyet e tyre për të realizuar më mirë objektivat e përbashkëta dhe bien dakort pas kësaj, që së bashku të punojnë sipas disa rregullave të mirë përcaktuara. Se cilat janë këto rregulla, askush jashtë kësaj partie nuk ka të drejtë të gjykojë. Përveçse në rastin kur këto rregulla bien ndesh me Kushtetutën, në të kundërt nuk ka pse të diskutojë askush dhe nëqoftëse pastaj i shtojmë faktin se partitë si gjithë institucionet e tjera në shoqëri demokratike funksionojnë në bazë të parimit, shumica vendos. Shiko se në çfarë situate përballemi ne si shoqëri në këtë proces zgjedhor, ku shumica e një partie, në këtë rast Partia Demokratike nuk ka mundësi të ushtrojë të drejtën e saj demokratike, të vendosi ajo. Se bën dot një gjë të tillë, kush e ndaloi? Natyrisht, pjesë e saj shumë e rëndësishme janë grindjet, problemet e vetes, ato midis tyre, të cilat unë nuk i lexoj se në bazën e vetë kanë hallin e qytetarëve, se sa kanë hallin kryetarëve, dhe nga ana tjetër mënyra si u soll gjyqësori ndaj kësaj situate.

Gjykata  e ka çuar në pikën zero (Gjykata e Apelit),  situata që prodhohet  dhe pas saj ndikon në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I ka ikur gati 1 vit e ca kësaj partie kohë e shpenzuar dëm, në mundësitë, që ajo duhet të përdorte për të zgjidhur krizën brenda vetes.

Cilat janë dy faktorët vendimtar, që dalin nga kjo situatë dhe do ndikojnë në veprimtarinë e mëvonshme?

Kemi dy faktorë shumë të rëndësishëm, të cilat kanë efekte të menjëhershme dhe këtu kam parasysh zgjedhjet e ardhshme për organet e qeverisjes vendore, të cilat si të tilla është e qartë se kush është fituesi.  Sepse nuk pres në asnjë rast që dy pjesët e PD, të dali dhe të garojnë me një kandidat, dhe e dyta ajo çka po ndodh në PD ka efekte, të cilat godasin larg në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një parti që është duke u përballur me situata të tilla, jo vetëm  që nuk gjen dot forca brenda vetes për t’a ndrequr këtë gjë, për ta  tejkaluar këtë situatë, por nga ana tjetër ka edhe kundërshatarë jashtë vetes së saj, një pjesë janë edhe në të drejtën e tyre, se edhe maxhoranca është në të drejtën e saj të përdori të gjitha mekanizmat e mundshme për të qenë fituese në këtë garë edhe në garën e ardhshme, por ajo që është e papranueshme, ka të bëjë më faktin se nuk shmanget nga përdorimi edhe i mekanzimave që bien ndesh rregullave, të një shoqërie demokratike, që i bie ndesh pluralizmit.

Pra, a mund ta quajmë të qëllimshëm këtë vendim, për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, duke marrë parasysh se disa eksponentë të PS, janë shprehur në media të sigurtë për një fitore të bindshme?

Për mua nuk është vendimi si i tillë, një vendim i qëllimshëm, por është procesi shumë i diskutueshëm që të lë shijet e asaj, që gjithçka është bërë në funksion të krijimit të kësaj situate që Partia Demokratike ndodhet. Këtu kam parasysh dhe maxhorancën në një shoqëri demokratike.

Pas vendimit të gjykatës, si qëndron situata me komisionerët?

Gara e kandidatëve të dalë nga primaret vështirësohet shumë nga fakti se ato do kenë jo vetëm kundërshtarin nga maxhoranca, por edhe kandidatët e partisë së tyre. Gara e tyre nuk vështirësohet nga fakti që komisionerët do të jenë ato që do të caktojë ose do propozojë minoranca e PD, komisionerët do jenë anëtarë të PD. Mos harrojmë se problem i madh shumë shqetësues që po e gërryen partinë është te krerët, jo te anëtarësia. Është e pamunudur që për mua të themi se do kemi probleme nesër se komisionerët e PD të caktuar nga minoranca e kësaj partie do tju kundërvihen.

Si do përfaqësohet kjo opozitë? Ato presupozohet nuk kanë numrin se nuk u mblodhën dot në Kongres, si do veprohet?

Perceptimi im është i tillë që diferencat midis anëtarëve të PD në bazë janë shumë më pak të ndjeshme sesa diferencat, le të themi midis Alibeajt dhe Berishës janë shumë më pak të ndjeshme.

Egziston një ide që individë të caktuar mund të vendosen si kandidatë nga njerëz, të cilët janë me bindje të dyshimta, për të mos thënë janë nga pjesa e së majtës dhe mund të vendosen dhe komisionerë të së majtës?

Mundet të ndodhë, dhe këtë nuk e ndalon dot shumica e PD.

A është e dëmshme kjo për demokracinë?

Po e thashë që në fillim, fakti që në procesin zgjedhor të ardhshëm nuk merr pjesë shumica do të thotë për mua partia PD, dhe situata e krijuar ka hapësira të mundshme për çdo lloj ndërhyrje në dëm të kandidatëve, që kanë dalë nga primarët.

Është shumë e rëndësishme se si do sillet, si do ta organizojë atë që quhet fushatë elektorale e PD, e cila vërtetë nuk ka në fletë votimi kryetar Sali Berishën, por të gjithë fushatën elektorale për kandidatët e dalë nga primaret mund ta bëjë me logon dhe siglën që miratuan në dhjetor. Asnjë nuk e ndalon dot se me çfarë flamuri ti del dhe bën fushatë.

Nëse i referohemi Kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku në një intervistë të tij tha se është koshient se kush është opozita e vërtetë, por jam i detyruar të respektoj ligjin. Tani si do veprohet, çfarë duhet të bëjë kjo opozitë e vërtetë që gjykata e rikthehu dhe njëherë në shkallë të parë nga përvoja juaj?

Nëse i referohemi asaj çka jemi duke kaluar situatën me zgjedhjet e 14 maj, nuk ka ç’të bëj, nuk ka kohë që të bëj më gjë, ndaj thashë që në fillim se jemi në situatën identike me atë të 6 marsit, zgjedhjeve të pjesshme. Në mënyrë formale ligjore kështu do të veprohet, pastaj për mua është shumë e rëndësishme se si do sillet, si do ta organizojë atë që quhet fushatë elektorale e PD, e cila vërtetë nuk ka në fletë votimi kryetar Sali Berishën, por të gjithë fushatën elektorale për kandidatët e dalë nga primaret mund ta bëjë me logon dhe siglën që miratuan në dhjetor. Asnjë nuk e ndalon dot se me çfarë flamuri ti del dhe bën fushatë. Kthehet po ajo situatë që është përballur dikur PD në 2001, kur 95 kandidatë nga 100 në zona maxhoritare për zgejdhjet parlamentare të atij viti, kanë garuar si kandidatë të pavarur. Në fletën e votimit shkruhej kandidat i pavarur. Pra komunikimi me qytetarin, me zgjedhësin, atë çka mund të marrë partia nëpërmjet taktikave elektorale që do përdori dhe mënyrën se si do të përcjellë mesazhin në kuadër të fushatës elektorale nuk e dëmton shumë ky fakt, që nuk është i regjistruar në fletën e votimit me kryetar Sali Berisha. Por e dëmton, deri në shkatërrim të garës fakti që do të ketë një kandidat tjetër të PD, atë të caktuar nga Alibeaj. Kjo çon natyrisht në rrjedhje të votave.

Kujtojmë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore kur garoi Basha me Ramën. Pse humbi Rama atëherë më shumë? Sepse rreth 2 mijë vota ia mori partia komuniste. E njëjta situatë. Rrjedhin votat. Por problem tjetër që gjykata ka çuar në pikën zero (Gjykata e Apelit), është ajo situatë që prodhohet dhe pas saj ndikon në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka ikur gati 1 vit e ca kësaj partie kohë e shpenzuar dëm, në mundësitë, që ajo duhet të përdorte për të zgjidhur krizën brenda vetes.

A mendoni se e dëmton demokracinë shqiptare. Dhe a është një vendim i papjekur?

Absolutisht po, është një vendim që për mua nuk ka marrë parasysh faktin që partitë politike funskionojnë sipas rregullit vendos shumica.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME