KRYESORESPORT

Kuqezinjtë mbërrijnë në Londër, shqetëson mbrojtja: stërvitja zyrtare në Wembley

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Londër, ku të premten më 21 mars, në “Wembley Stadium” në orën 20:45, do të luhet ndaj Anglisë ndeshja e parë kualifikuese për Kupën e Botës. Pasi kanë kryer seancën stërvitore paradite në Shtëpinë e Futbollit, kuqezinjtë kanë fluturuar për transfertën e vështirë në tokën angleze.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Londër, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel. Shqetëson disi situata e Ardian Ismajlit, edhe pse rezonanca ka përjashtuar dëmtim të mbrojtësit të Empolit, që të martën doli para kohe nga stërvitja.

Kumbulla në anën tjetër nuk është stërvitur asnjëherë me ngarkesë të plotë bashkë me grupin, por për qendërmbrojtësin e Espanyol stafi teknik do të vendosë pas seancës zyrtare të së enjtes.

Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, pikërisht pasi të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në orën 19:00 të së enjtes në “Wembley Stadium”. Ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho dhe një lojtar do të jenë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 18:15.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button