Edson Arantes do Nascimento, i njohur nga të gjithë si Pele, është ndarë sot nga jeta në moshën 82-vjeç.
Ai bëri debutimin e tij me Santos në moshën 15-vjeçare më 7 shtator 1956, kundër Kubataos, një ndeshje në të cilën ai shënoi një gol. Më pak se një vit më vonë, adoleshenti luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren braziliane.
Pele bëri debutimin e tij në Kupën e Botës në vitin 1958 në moshën 17-vjeçare, duke u bërë lojtari më i ri që ka ngritur trofeun. Brazili mposhti në finale vendin pritës, Suedinë, me rezultatin 5-2, ku Pele shënoi një dygolësh.
Katër vjet më vonë, Pele mori pjesë në Kupën e tij të dytë të Botës, e cila u fitua gjithashtu nga Brazili. Megjithatë, ai luftoi me një tendosje në ijë dhe u paraqit vetëm në dy ndeshje.
Brazili humbi trofeun në vitin 1966, por Pele i udhëhoqi ata deri në lavdi katër vjet më vonë, kur Selecao mundi Italinë në Meksikë. Ndeshja e fundit e Peles me Brazilin ishte kundër Jugosllavisë më 18 korrik 1971. Në vitin 2013 ai mori Topin e Artë nderi për karrierën e tij të suksesshme.
Legjenda braziliane luajti me Santos midis viteve 1956 dhe 1974, duke shënuar 1,087 gola në 1,118 ndeshje dhe duke fituar tituj të shumtë. Në vitin 1975, ai u transferua në Neë York Cosmos ku luajti për dy sezone dhe shënoi 64 gola. Pele vendosi të varë çizmet e tij në 1977.