lëngje të freskëta që ndihmojnë në uljen e hipertensionit

Hipertensioni është një nga faktorët më të zakonshëm dhe të rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Edhe pse shpesh nuk ka simptoma të dukshme, mund të shkaktojë pasoja serioze shëndetësore nëse nuk trajtohet në kohë, por një zgjidhje e lehtë dhe efiksase sipas studiuesve është edhe konsumimi i lëngjeve të freskëta me fruta e perime.
1. Lëng domatesh
Lëngu i domates mund të ulë tensionin e gjakut, pjesërisht, për shkak të përmbajtjes së kaliumit. Një studim i vogël, i kohëve të fundit i kryer në Indonezi, shqyrtoi burra dhe gra të moshës 40-70 vjeç me hipertension. Pjesëmarrësit pinë një porcion lëng domatesh çdo mëngjes për gjashtë javë. Në fund të studimit, grupi përjetoi një ulje më të madhe të vlerave të presionit të gjakut si sistolik ashtu edhe diastolik krahasuar me grupin që pinte vetëm ujë.
2. Lëng kastraveci
I njëjti studim zbuloi se lëngu i kastravecit gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Në studim, një grup burrash dhe grash pinë një porcion lëng kastraveci çdo mëngjes për gjashtë javë. Sipas gjetjeve, presioni i tyre sistolik dhe diastolik i gjakut u ul më shumë se grupi që pinte vetëm ujë. Hulumtuesit besojnë se kaliumi, si dhe përmbajtja e ujit në kastraveca, mund të ndihmojnë trupin të lirojë natriumin e tepërt dhe të mbështesë vlera më të ekuilibruara të presionit të gjakut me kalimin e kohës.
3. Lëng shege
Një përmbledhje e madhe e studimeve të vjetra zbuloi se në 11 nga 17 studime, të rriturit, kryesisht të moshës 20-60 vjeç, përjetuan ulje të vogla të presionit sistolik dhe diastolik të gjakut pasi pinë lëng shege për disa javë.
4. Lëng panxhari
Disa studime sugjerojnë se nitrati mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Nitrati, i cili gjendet në lëngun e panxharit, është një lëndë ushqyese që trupat tanë e shndërrojnë në oksid nitrik, një lëndë ushqyese tjetër që mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.
Nëse dëshironi t’i shtoni këto lëngje në dietën tuaj, filloni me sasi të vogla dhe shikoni se si ndiheni. Mund të pini një lëng me mëngjesin tuaj, të përzieni disa përbërës në smoothie ose ta shijoni si një pije pasditeje











