Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLëvizjet e fundit të Roan Brahimit, autorët i ndiqnin edhe familjen

Lëvizjet e fundit të Roan Brahimit, autorët i ndiqnin edhe familjen

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit Roan Brahimi. Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, pas ngjarjeve në Shqipëri, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, ndërsa deri para pak kohësh jetonte në Dubai.

Përveç këtyre dy shteteve, ai rezulton të ketë kaluar edhe nga Spanja, Italia dhe Franca. Sipas dyshimeve, lëvizjet e tij mund të kenë më shumë të bëjnë me përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Sa i përket ekzekutimit, ka dyshime se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike parteneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32 vjecarin.

32-vjeçari i shpallur në kërkim, sipas autoriteteve shqiptare, ishte anëtar i një bande me qendër në qytetin e Lezhes. Roan Brahimi njihej si rival i ish-bosit të basteve sportive Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Zhdukja e Martinajt ka sjellë një zinxhirë atentatesh me disa viktima në Shqipëri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME