Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORELISTA e “Forbes”/ Ja njerëzit më të pasur të Botës

LISTA e “Forbes”/ Ja njerëzit më të pasur të Botës

Nga e majta: Bernard Arnault, Steve Ballmer, Mukesh Ambani, Jeff Bezos dhe Elon Musk

Të pasurit e botës po shtohen, por të pasurit po pasurohen edhe më shumë. Sipas llogaritjeve të revistës amerikane “Forbes”, sot në botë ka 2871 miliarderë, pra 141 më shumë se në vitin 2023 dhe pasuria e tyre kap vlerën e 14 200 miliardë dollarëve, pra 2 000 miliardë më shumë se vitin e kaluar.

Më i pasuri në botë është Bernard Arnault, pronari i LVMH, me 233 miliardë dollarët e tij. Në vendin e dytë është Elon Musk me 195 miliardë dollarë ndërsa Jeff Bezos është i treti me 194 miliardë dollarë.

Në vendin e katërt gjejmë Mark Zuckerberg me 177 miliardë dollarë.

Në vendin e dytë është Elon Musk me 195 miliardë dollarë ndërsa Jeff Bezos është i treti me 194 miliardë dollarë.

Në vendin e katërt gjejmë Mark Zuckerberg me 177 miliardë dollarë.

Forbes ka identifikuar 2781 miliarderë në mbarë botën, një shifër që nuk është arritur kurrë më parë. Janë 141 miliarderë më shumë se në 2023 dhe 26 më shumë se rekordi i mëparshëm, i vendosur në 2021. Për t’u theksuar është hyrja në renditje e artistes amerikane Taylor Swift me 1.1 miliardë dollarë.
Shtetet e Bashkuara janë sërish vendi me numrin më të madh të qytetarëve miliarderë (813) me një vlerë totale prej 5 700 miliardë dollarësh.

Pasuria e Donald Trump llogaritet 2.3 miliardë dollarë. Revista amerikane ka bërë edhe llogaritë e xhepit të ish-presidentit, sipas të cilit Trump është në vendin e 1438-të në renditjen botërore për vlerën e tij neto. Forbes vlerëson se vlera neto në kohë reale është megjithatë më e lartë dhe e barabartë me 5.9 miliardë dollarë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME