Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMELuiz Ejlli, shënohet rekord kërkimesh me emrin e tij në TikTok

Luiz Ejlli, shënohet rekord kërkimesh me emrin e tij në TikTok

Këngëtari Luiz Ejlli ka arritur që brenda pak javësh të kthehet në një ndër emrat më të komentuar dhe më të kërkuar në mediat sociale.

Hyrja e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania ka zgjuar kureshtjen më shumë për këtë format dhe çdo veprim apo fjalë e tij bëhet virale.

Rrjetet sociale janë ‘pushtuar’ nga këngëtari dhe është gati e pamundur që të mos hasni në ndonjë video ku ai bën batuta apo i sfidon banorët e tjerë të shtëpisë.

Ai është shumë i kërkuar në TIK-TOK

Që ai është ndër personat më të kërkuar edhe në TikTok kjo mund të konfirmohet me një kërkim i thjesht me emrin e tij.

Vetëm në platformën e TikTok-ut emri i Luiz Ejllit ka më shumë se 644 milionë ‘hashtag’-s ndërsa ka mbi 87 milionë MS të tjerë.

Ndërkohë në anën tjetër edhe këngët e tij të publikuara vite më parë kanë shënuar rritje enorme klikimesh në kanalet e YouTube.

Kënga “Zjarr e ftohtë” me të cilën artisti përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006” numëronte mbi 200 mijë klikime teksa tani ka arritur milionëshin e parë.

Një gjë është e sigurt, që Luizi nga shtëpi e famshme e Big Brother VIP Albania do të dalë me një famë shumë herë më të madhe se ajo me të cilën hyri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME