Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMakina thyen murin e policisë dhe "përshëndet" policët e shërbimit (vidio)

Makina thyen murin e policisë dhe “përshëndet” policët e shërbimit (vidio)

Një person përballet me akuza të shumta, duke përfshirë terrorizmin pasi e futi makinën e tij përmes një muri në stacionin e policisë në shtetin amerikan të Nju Xhersit.

Oficerët e policisë thonë se ai hyri në dhomën e tyre të stafit, ndërsa kishte vendosur këngën “Welcome to the Jungle” (Mirëserdhët në xhungël) të Guns N’ Roses në makinën e tij.

Ai akuzohet gjithashtu se ka përplasur me dashje garazhin e një rezidence private më herët të njëjtën ditë. Duke shpallur akuzat, policia publikoi pamjet e ngjarjes, e cila ndodhi më 20 shtator.

Burri, i identifikuar si John Hargreaves, përballet tashmë me disa akuza të rënda, duke përfshirë terrorizmin, që parashikon një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Është e paqartë nëse dikush u lëndua dhe se çfarë e shtyu Hargreaves të përplasej nëpër ndërtesa. Ai po mbahet në një burg të Nju Xhersit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME