Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIMakinë me dy shtetësi, rast i çuditshëm

Makinë me dy shtetësi, rast i çuditshëm

Fundi i viteve ‘50 dhe vitet ‘60 konsiderohen nga shumë njerëz si kohërat në të cilat u krijuan makinat më të bukura në histori. Ka unanimitet edhe se dizenjot italiane ishin më të bukurat. Bertone, Pininfarina dhe emra të tjerë të shquar në dizajn ishin përgjegjës për krijimin e një stili të thjeshtë, por shumë pasionant, që sot na bën ta dallojmë fare lehtë si italiane një makinë të asaj epoke, edhe nëse nuk e dimë saktësisht se çfarë modeli është.

Prandaj, rasti i makinës që shihni në foto është shumë i çuditshëm. Në pamje të parë dikush do të mendonte se është një kopje shumë e rrallë e Alfa Romeo, Maserati, Lancia apo Ferrari. Por, po ta shohim nga afër, do të vëmë re me habi logon e Jaguar. Bëhet fjalë për makinë italiane apo britanike?

Le të themi se nëse kjo makinë do të ishte njeri, do të duhej t’i jepej shtetësia e dyfishtë. Kjo pasi vetë makina është një Jaguar XK 150 e vitit 1957, pasi ishte në linjën e montimit të prodhuesit britanik, ku nisi montimi i shasisë dhe i të gjithë pjesës mekanike. Por, makina më pas u hoq nga linja e prodhimit përpara se karroceria XK 150 të montohej në këtë shasi.

Arsyeja pse u hoq nga linja e prodhimit është sepse Jaguar arriti një marrëveshje, sipas së cilës, nëntë njësi do t’u dërgoheshin ndërtuesve të pavarur të karrocerive, të cilët kishin treguar interes për bazën teknike të XK 150 dhe kërkuan shasinë dhe mekanikën e makinës që të montonin mbi këtë bazë një makinë krejtësisht të ndryshme.

Nga ato nëntë shasi, tre përfunduan në Bertone, i cili aplikoi stilin italian të dizajnit. Me fjalë të tjera, mbi këtë bazë, ai krijoi një dizajn “grand tourer” me 2+2 ndenjëse dhe shumëfishoi hapjet (grilën e gjerë të radiatorit, daljet e mëdha të ventilimit në krahët e përparmë…).

Për një ekskluzivitet të shtuar, të tre makinat Bertone u pajisën me motorin S, i cili u përdor në vetëm 1 466 Jaguar XK nga një total prej 9 395 njësive të prodhuara. Kjo do të thotë se në vend të 220 kuaj fuqi origjinale, motori ishte i pajisur me një motor që prodhonte 265 kuaj fuqi.

Nuk dimë asgjë për dy njësitë e tjera të prodhuara nga Bertone. Makina në foto, me numër shasie 834365, fillimisht doli në ngjyrë të gjelbër metalike. Duke shkelur rregullat e çdo restaurimi perfekt, i cili përfshin kthimin e makinës në gjendjen e saj origjinale, restaurimi i plotë iu krye në vitin 2019 dhe përfshiu aplikimin e një bojë të zezë në karroceri.

Ky “xhevahir” do të dalë në ankand më 9 tetor, ku makina do të gjejë një pronar të ri dhe pretendohet të shitet për një çmim që vario nga 800 000 deri në 1 000 000 euro.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME