Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREManchester City kërkon t’i rrëmbejë super talentin Bayernit

Manchester City kërkon t’i rrëmbejë super talentin Bayernit

Jamal Musiala mund të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës. Xhevahiri i Bayern Munich i lindur në vitin 2003 nuk po rinovon kontratën me klubin gjerman. Afati është në fakt ende i gjatë, i caktuar për vitin 2026, por shfaqja e disa fërkimeve mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit, mund të çojë në një divorc të mundshëm.

Manchester City po punon për një ofertë për të bindur Bayernin për ta lënë të lirë. Për klubin nga Eithad, gjermani do të ishte një alternativë shumë e mirë pasi objektivat deri më tani janë Lucas Paqueta ose Michael Olise.

Në të kaluarën edhe vetë Musiala ka shprehur njëfarë kënaqësie për transferimin në Premier League: “Është liga më e fortë dhe më tërheqëse në botë për momentin, por ndihem rehat këtu dhe jam i fokusuar te suksesi me Bayernin. Por nuk dihet kurrë se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME