Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTManchester United do të rrëmbejë mesfushorin e Juventusit

Manchester United do të rrëmbejë mesfushorin e Juventusit

Adrien Rabiot nuk ka arritur deri më tani që të fitojë zemrat e tifozëve bardhezi. Mesfushori francez, i afruar para tri sezonesh me parametra zero nga PSG, nuk ka mundur që të tregojë të gjithë potencialin e tij në eksperiencën në ekipin torinez.

Me një vit kontratë të mbetur, e ardhmja e tij mund të jetë në një tjetër skuadër. Manchester United së fundmi ka shfaqur interesim për futbollistin francez. Luis Ferrer, një bashkëpunëtor me ekipin e Djajve të Kuq u ka propozuar Rabiot për një shifër që shkon në 15-20 milionë euro.

Juventus do të ishte gati që të hiqte dorë nga mesfushori, edhe pse në fakt trajneri Allegri e ka aktivizuar në vazhdimësi në fundin e sezonit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME