Mark Zuckerberg i frikësohet fundit të botës dhe ka ndërtuar një bunker?

A është ky një shembull i mënyrës sesi më të pasurit po përgatiten për një të ardhme të pasigurt
Mark Zuckerberg më në fund ka reaguar ndaj thashethemeve për një bunker misterioz nëntokësor nën rezidencën e tij shumëmilionëshe. Në mes të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, shumë njerëz kanë shprehur shqetësimet dhe frikën e tyre se bota mund të jetë drejt pragut të një Lufte të Tretë Botërore. Kjo ka rritur kuriozitetin ndaj thashethemeve si ai për ‘bunkerin e fundit të botës’ që Mark Zuckerberg supozohet të ketë ndërtuar, siç është quajtur në rrjetet sociale.
A është ky një shembull i mënyrës sesi më të pasurit po përgatiten për një të ardhme të pasigurt, apo është thjesht një produkt i thashethemeve në internet? CEO i Meta-s foli për këto zëra rreth të ashtuquajturit ‘bunker nëntokësor’ në Hawaii gjatë një interviste në podcastin “This Past Weekend” me Theo Von. 41-vjeçari tha se hapësira është “më shumë si një depo nëntokësore”.
Zuckerberg, me një pasuri neto prej 245.8 miliardë dollarësh, foli nëse thashethemet janë të vërteta dhe nëse vërtet ka një strehë të madhe nëntokësore edhe gjatë një interviste me Emily Chang të Bloomberg, e cila e pyeti nëse kishte një bunker nën kompleksin e tij, dhe ai u përgjigj:
Jo, mendoj se është thjesht si një strehë e vogël. Është si një bodrum. Kemi ndërtuar shtëpinë kryesore dhe kemi ndërtuar një zyrë sepse punoj atje. Ka një mori hapësirash magazinimi, quaje si të duash, një strehë për uragane apo diçka e tillë. Mendoj se u ekzagjerua shumë, sikur i gjithë kompleksi të ishte një bunker për fundin e botës, gjë që nuk është e vërtetë.
Bashkëthemeluesi i Facebook tha se “nuk është ndonjë tunel i madh”, duke iu referuar një videoje të bërë nga bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, në të cilën ai shihet duke luajtur videolojëra.
“Është një lloj tuneli që të çon në një ndërtesë tjetër… është si të kesh një strehë kundër stuhive nën tokë,” tha ai.
Zuckerberg bleu 700 hektarë tokë në ishullin hawaiian të Kauait në vitin 2014 për rreth 170 milionë dollarë. Në vitet që pasuan, ai bleu edhe më shumë tokë, me vizionin për të ndërtuar një kompleks prej 1,400 hektarësh të quajtur Koolau Ranch, me vlerë 270 milionë dollarë.
Zuckerberg ka qenë i rezervuar për këtë projekt, por sipas dokumenteve të siguruara nga Wired vitin e kaluar, që detajonin planet për kompleksin që atëherë ishte pjesërisht i ndërtuar, e gjithë prona rrethohet nga një mur gjashtë metra i lartë dhe monitorohet nga sigurimi. Askush që punon në projekt nuk lejohet të flasë për të, pasi kontraktorët duhet të nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti.
Planet zbuluan se dy vilat do të lidhen përmes një tuneli që degëzohet në një strehë nëntokësore prej 5,000 metrash katrorë, e pajisur me dhoma të izoluara nga zhurma dhe dyer të fshehta. Bunkeri do të ketë një hapësirë jetese, një dhomë teknike dhe një dalje emergjente që mund të aksesohet me shkallë, ndërsa dera kundër shpërthimeve do të ndërtohet nga beton dhe metal