Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave në Hamburg, raporton Deutsche Welle.
Sipas mediave ndërkombëtare, një person i armatosur hapi zjarr në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg dhe u arratis.
Banorët që jetojnë pranë zonës ku ndodhi ngjarja u paralajmëruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit të policisë.