Mazniku, a po i vijnë rrotull prangat ministrit si nr.2 i Klanit “Veliaj”?

Kishte 1 ju bënë 2 dosje. Merret vendimi, Mazniku përfundon në SPAK për tenderin e rrugës tek “Fresku”.
Prokuroria e Tiranës ka shpallur zyrtarisht moskopetencën për dosjen e një tenderi publik, ku i përfshirë dyshohet të jetë Arbjan Mazniku, i cili në kohën e kryerjes së procedurës tenderuese ka qënë kryetari i autoritetit kontraktues pranë bashkisë Tiranë.
Vendimi është marë nga prokurori Platin Aliçka, i cili pasi ka kryer një seri veprimesh hetimore, si dhe pyetjen e Arbjan Maznikut, por dhe kallëzuesit Belind Këlliçi, ka dalë në konkluzjonin se kjo çështje në vijim e sipër duhet të hetohet nga prokuroria e posaçme SPAK.
Kjo është dosja e dytë që rregjistrohet në SPAK për Maznikun, ndërsa e para lidhet me rastin e restorantit “The Home”, i cili ka fituar para publike nga Bashkia e Tiranës dhe kompania Publike “Tirana DC”.
Kallëzimi në Prokurori për çështjen e dytë është bërë nga Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi.
Bëhet fjalë për pretendimin e Këllëçit se nga ana e bashkisë Tiranë, është kryer një tender fiktiv për ndërtimin e rrugës “Xhon Belushi”.
Sipas Këlliçit, punimet kryheshin nga makineritë e bashkisë, ndërsa tenderi që u zhvillua ishte fiktiv dhe paratë shkonin në destinacion të paqartë.
Tenderi në fjalë i denoncuar nga Këlliçi ishte mbi 420 mln lekë.
Kujtojmë se Manziku ka qënë bashkëthemelues i “Mjaft” me Erion Veliajn dhe një bashkëudhëtar i tij në G-99 dhe më pas në tragetimin e përbashkët në PS.
Pas goditjes së Veliajt nga SPAK, duket se radhën e ka Mazniku, i cili mund të ishte ministri i parë i qeverisë Rama që arrestohet duke qenë në ushtrimin e detyrës.