Mbretëria e Bashkuar do të bëhet shtëpia e “autostradës më të madhe” të dronëve automatikë brenda dy vitesh.
Dronët do të përdoren në projektin Skyway të gjatë prej 264 kilometrave ku do të lidh në mes vete qyteza dhe qytete, duke përfshirë këtu edhe Cambridge dhe Rugby.
Projekti është pjesë e paketës financuese prej më shumë se 321 milionë eurove në sektorin e hapësirës ajrore, që pritet të bëhet publike gjatë së hënës nga Sekretari i Biznesit, Kwasi Kwarteng.
Projekte të tjera përfshijnë dërgimin e pakove në Ishujt Scilly dhe medikamente në zonat e Skocisë.
Z. Kwarteng do të bëjë publike lajmet për projektet në Farnborough International Airshow – i cili do të mbahet për herë të parë nga viti 2019.
Ai pritet që ndër të tjera të deklarojë se financimi do të ndihmojë këtë sektor që të shfrytëzojë mundësitë ekzistuese për rritje teksa bota po kalon në forma më të pastra të fluturimit.
Dave Pankhurst, drejtor i sektorit të dronëve në BT, për BBC tha se Skyway pritet që të ngritë nivelin e provave që po kryhen në Mbretërinë e Bashkuar. BT është në fakt një nga partnerët e përfshirë në këtë bashkëpunim.
“Aftësia e dronëve për të kryer këto punë ka ekzistuar për disa kohë, por është në fillimet e saj që të jetë pjesë e shoqërisë tonë dhe futjes në përdorim për këto punë”, tha Pankhurst.
Teknologjia përdorë sensor tokësorë të instaluar përgjatë autostradës, sensor të cilët ofrojnë pamje në kohë reale të vendndodhjes së dronëve në hapësirë ajrore. Të dhënat pastaj analizohen nga një sistem i menaxhimit të trafikut – një lloj i kontrollit të trafikut ajror për dronët – i cili i drejton ato përgjatë itinerarit të tyre dhe i shmang përplasjet mes tyre.
Steve Wright, profesor në inxhinierin e hapësirës ajrore në UWE Bristol, tha se shqetësimi kryesor sa u përket përplasjeve nuk është për periudhën kur dronët janë në fluturim, por për periudhën kur ata aterojnë ose ngritën në ajër.