BOTA

Mbrojtja izraelite: Irani kapërceu vijat e kuqe duke qëlluar qendrat civile.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz thotë se Irani ka kaluar vijat e kuqe, duke qëlluar raketa në qendrat e popullsisë civile dhe u zotua se do të paguajë një çmim shumë të rëndë për veprimet e tij.

Policia izraelite i ka kërkuar publikut të shmangë afrimin e vendeve ku kanë rënë raketat balistike iraniane. ”Njësitë e përforcuara dhe të trajnuara mirë të Policisë Izraelite, duke përfshirë ekipet taktike, skuadrat e reagimit ndaj emergjencave dhe vullnetarët, janë vendosur plotësisht në të gjithë vendin.

Këto ekipe do të mbërrijnë shpejt në çdo vendngjarje, do të sigurojnë zonën dhe do t’u mundësojnë ekspertëve të asgjësimit të bombave të neutralizojnë kërcënimet gjatë kryerjes së operacioneve të shpëtimit sipas nevojës”, tha në një deklaratë Njësia e Zëdhënësit të Policisë Izraelite, duke i bërë thirrje publikut të mos prekë municionet ose mbeturinat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button