BOTA

 Mediat e huaja jehonë tubimit të PD!

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së opozitës ditën e djeshme (24 janar). Agjencia AFP shkruan ndër të tjera se në Tiranë kanë shpërthyer protestat antiqeveritare.

Në shkrim ndër të tjera theksohet se numri dy i qeverisë, Belinda Balluku është e dyshuar për afera korrupsioni, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë çështjet kryesore që e pengojnë Shqipërinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian.”, shkruan AFP.

Të shtunën pati trazira në kryeqytetin e Shqipërisë mes policisë dhe protestuesve të opozitës, të cilët akuzojnë kryeministrin socialist Edi Rama për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, raportoi një gazetar i AFP-së.

“Në nëntor, një gjykatë korrupsioni pezulloi zëvendëskryeministren dhe aleaten e ngushtë të Ramës për rolin e saj të dyshuar në një rast korrupsioni në prokurimin publik.

Belinda Balluku, gjithashtu ministre e infrastrukturës dhe energjisë, i ka mohuar akuzat, ndërsa Rama e quajti pezullimin e saj një “akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e ekzekutivit”, shkruan agjencia. 

Image

Mirror per prostesten

Media britanike ‘The Mirror’ i ka bërë jehonë protestës kombëtare të opozitës, teksa raporton se mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në një demonstratë të organizuar nga opozita si reagim ndaj akuzave serioze për korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë.

Protesta u zhvillua përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe pasqyron përshkallëzimin e krizës politike në vend, ndërsa qytetarët kërkojnë llogaridhënie dhe drejtësi për aferat e dyshuara që kanë prekur kontrata të mëdha shtetërore.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button