MAGAZINË

Mel Gibson nën kritika të ashpra, veprimi ndaj përkthyeses bëhet viral

Mel Gibson është përfshirë në një valë kritikash pasi u filmua duke imituar një përkthyese të gjuhës amerikane të shenjave (ASL), teksa ngjitej në skenë për një panel në Fan Expo Canada.

Aktori 70-vjeçar po përshëndeste publikun kur, në një moment, nisi të imitonte gjestet e përkthyeses, përpara se të drejtonte dorën nga turma. Videoja e momentit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta.

Disa përdorues e kritikuan ashpër Gibson, duke e cilësuar veprimin e tij si të papërshtatshëm dhe fyes, ndërsa të tjerë e morën momentin me më shumë humor.

Pas reagimeve, Gibson kërkoi falje dhe pranoi se veprimi i tij ishte i pamenduar.

“Kur del në skenë nën dritat e forta, ndonjëherë mendja të shkon në shumë drejtime dhe mund të bësh ndonjë budallallëk spontan e të pamenduar”, deklaroi aktori.

Gibson theksoi se nuk kishte asnjë qëllim keqdashës dhe shtoi: “Sigurisht që i kërkoj falje kujtdo që është ndier i ofenduar apo i mërzitur nga kjo.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button