AKTUALITET

Merr flakë banesa në qytetin e Fierit/ Dëmtohet foshnja dy muajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Si pasojë, një foshnje 2-muajshe ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button