Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMerret peng në qendër të Brukselit 16 vjeçari shqiptar, dhunohet barbarisht

Merret peng në qendër të Brukselit 16 vjeçari shqiptar, dhunohet barbarisht

Një 16-vjeçar shqiptar u rrëmbye në qendër të Brukselit, raporton Het Nieuwsblad. Mediat e huaja raportojnë se ai u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër persona.

Dy orë më vonë, shumë pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Sulmuesit i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij. Përveç këtyre dëmtimeve, të miturit rrëmbyesit i kanë thyer dhe hundën dhe e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërkohë që ai përfundoi në spital.

Po ashtu mediat raportojnë se autorët, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti shqiptar, ndërkohë që i mituri mendohet se ka sulmuar një prostitutë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të sulmit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME