AKTUALITET
Mesazh i koduar apo rastësi? Polici që shoqëron Veliajn me flamur amerikan

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, hyri sot në Gjykatën Kushtetuese nga dera e pasme, i shoqëruar nga policia.
Kamera kapi jo vetëm hyrjen, por edhe një detaj që syrit të zakonshëm mund t’i shpëtonte. Polici pranë tij mban në brez një emblemë të flamurit amerikan.

Mbetet e paqartë nëse rregullorja e uniformës lejon simbole të huaja dhe kush i furnizon këto aksesorë. Pa një sqarim zyrtar, pyetja rri pezull mesazh i koduar apo thjesht rastësi?









