Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT“Messi te Inter falë Javier Zanetti”?!

“Messi te Inter falë Javier Zanetti”?!

Në fund të sezonit, Lionel Messi duhet të vendosë nëse do të vazhdojë përvojën e tij te PSG, apo do të ndryshojë ambjent. Mbi lojtarin ka shumë zëra dhe deri një muaj më parë më këmbëngulëse ishte ajo që e çonte në Amerikë te Inter Miami.

Pastaj janë thashethemet që e duan argjentinasin të rikthehet në Barcelonë me një ulje të fortë rroge. Duhet patur kujdes nga sirenat e sheikëve, të gatshëm ta mbulojnë sulmuesin me ar. Ndërsa sot shfaqet në sfond Serie A e konkretisht Inter.

Në këto orë një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Ka një interes të fortë nga klubi i Inter për Lionel Messi. Këtë e ka bërë të ditur gazetari Sergio A. Gonzalez. Pikërisht ai, në një postim të fundit në Tëitter, ka saktësuar se ka burime të besueshme që thuajse e japin të kryer marrëveshjen mes Pleshtit dhe klubit zikaltër. E gjitha kjo falë Javier Zanettit dhe miqësisë së tij me Lionel Messi.

Messi dhe Inter janë përafruar disa herë gjatë viteve të fundit falë miqësisë mes dy argjentinasve. Por vetë Javier Zanetti e kishte mohuar vazhdimisht marrëveshjen. Kjo duke pasur parasysh pagën shumë të lartë dhe shpenzimin e operacionit që nuk mund të përballohej nga arkat e Inter. Tani, megjithatë, ka një pengesë më pak që është ajo e transferimit. Në fakt, gjithçka do të bëhej si parametër zero. Një sugjerim, ndoshta një utopi, por që mund t’i bëjë tifozët e Interit të ëndërrojnë për pak kohë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME