Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo është sfida pambarim. Kush është më i mirë nga të dy është teknikisht e pamundur sepse të dy përfaqësojnë dy mënyra të kundërta për të parë futbollin. Nga njëra anë saktësia teknike dhe më romantike e argjentinasit, e nga tjetra fuqia dhe kujdesi maniakal ndaj fizikut i portugezit. Megjithatë, të dy do të përplasen për herë të fundit në shkurt të vitit 2024 për Riyadh Season Cup. Ajo që është përcaktuar nga organizatorët si “The Last Dance” (Vallëzimi i Fundit), do të vihet në skenë në Arabinë Saudite dhe do të shohë përballë Inter Miami e Al Nassr.
THE LAST DANCE
Nuk ka rëndësi se kush zbret në fushë bashkë me ta, protagonistë do të jenë ata të dy që do të marrin gjithë skenën për të panumërtën herë gjatë karrierës së tyre, që i ka parë shumë herë të përballen me njëri-tjetrin në Spanjë, me fanellat e Barcelonës dhe Real Madrid. Të dy kanë përjetuar 37 përplasje, me Messi që kryeson me 17 fitore kundër 11 të CR7, të cilave i shtohen 9 barazime, duke përfshirë gjashtë ndeshje në Champions ku bilanci është në barazi të përsosur.
Një ekuilibër perfekt që nuk u prish as nga fitorja e CR7 me Juventus, në përballjen e fundit në Camp Nou më 8 dhjetor 2020, ku bardhezinjtë fituan 3-0 ndaj blaugranave. Për sa i përket trofeve evropiane, Ronaldo kryeson me pesë edicione të “Kupës me veshë të mëdhenj” krahasuar me katër herë që Messi e ka ngritur atë.
AL-HILAL, PA NEYMAR
Nuk duhet harruar ndeshja e fundit jozyrtare që u zhvillua janarin e kaluar mes Paris Saint Germain dhe “Saudi Selection”, me lojtarët më të mirë nga Al-Hilal dhe Al-Nassr. Francezët triumfuan 5-4 me golat hapës nga “Pleshti” dhe një dygolësh i CR7. Në garë do të marrë pjesë edhe Al Hilal i Neymar, por asi brazilian do të mungojë për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në kombëtare.
من ضمن فعاليات #موسم_الرياض
— تذاكر موسم الرياض (@riyadhseason23) November 21, 2023
إقامة مباراة بين إنتر ميامي و النصر على كأس موسم الرياض 😍
📍 كينقدوم ارينا
🗓 شهر فبراير pic.twitter.com/sY1THJHYip