Wednesday, February 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPremier League trondit merkaton: Newcastle mund të marrë CR7 e Benzema

Premier League trondit merkaton: Newcastle mund të marrë CR7 e Benzema

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në të njëjtin ekip. Ndodhi në Real Madrid, por mund të ndodhë përsëri në të ardhmen, këtë herë në Premier League. Kampionati anglez çuditërisht hodhi poshtë mocionin për të ndaluar huazimet mes klubeve me të njëjtën pronësi. E kjo hapi automatikisht rrugën për Neëcastle, që potencialisht mund të tërheqë nga Saudi Pro League për të sjellë në shtëpi falas dy kampionët.

Marrëdhëniet mes klubit të kryesuar nga Yasir Al-Rumayyan dhe kampionatit arab tashmë janë të njohura për të gjithë, falë pranisë së fondit PIF që zotëron jo vetëm ekipin britanik, por edhe Al-Ittihād dhe Al-Nassr ku luajnë francezi dhe fenomeni luzitan. Tani për tani Magpies synojnë të zëvendësojnë në janar Sandro Tonalin, të skualifikuar për shkak të basteve, me Ruben Neves që luan për Al-Hilal. Por asgjë nuk i pengon ata të mund të zgjerojnë horizontet e tyre në të ardhmen.

NDALIMI I RRËZUAR ME NJË VOTË

Nga N’Golo Kanté te Kalidou Koulibaly duke kaluar nëpërmjet Neymar, Sergej Milinković-Savić, Franck Kessiè, Riyad Mahrez dhe Roberto Firmino janë të shumtë lojtarët që, të joshur nga mundësia për të luajtur në Premier League dhe Champions League, mund të arrijnë përsëri Evropën. E gjitha sepse masa për ndalimin e shkëmbimit të mundshëm të lojtarëve gjeti favorin e trembëdhjetë nga njëzet klubeve, kur ishte e nevojshme që të arrihej të paktën nga dy të tretat e pjesëmarrësve në asamble, pra katërmbëdhjetë ekipe.

Një votë që jo vetëm favorizon Newcastle, por edhe Crystal Palace në pronësi të grupit Eagle. Kështu, John Textor tashmë në seancën e janarit, do të jetë në gjendje të tërheqë lojtarë nga Botafogo ose nga Molenbeek dhe Lyon. E gjitha kjo duke pritur për të parë Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema të rikthehen për të veshur të njëjtat ngjyra në janar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME