Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: DEA amerikane duhet të kishte qendër në Shqipëri

Meta: DEA amerikane duhet të kishte qendër në Shqipëri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet për veprimtarinë e DEA-s në vendin tonë. Ai theksoi se një nga qendrat e saj duhet të ishte në Shqipëri edhe për shkak të nivelit të lartë të kriminalitetit.

Sipas tij, vendi ynë është i preferuar për të gjitha llojet e trafiqeve.

“Sipas të dhënave, i bie që DEA një nga qendrat ta kishte në Shqipëri, po t’i referohemi volumit të trafikut që qarkullon. Ky është ekzagjerim, pasi përmasat janë të një niveli të jashtëzakonshëm. Ato s’kanë lidhje me përmasat gjeografike, Vendi ynë është i preferuar nga të gjithë llojet e trafikantëve, nga e gjithë bota. Lufta kundër trafikut të drogës ka qenë prioritet që prej 10 vitesh ka ngelur në vend. Bëhen goditje për statistika, ose për shkak të përkushtimit të agjencie të caktuara partnere. Por dihet që lufta kundër drogës për këtë qeveri nuk është prioritet. Ne besojmë se lufta kundër krimit sjell zhvillim të qëndrueshëm, dhe s’ka investim pa arsim.”, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME