Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMeta e Berisha darkojnë së bashku në Azerbajxhan

Meta e Berisha darkojnë së bashku në Azerbajxhan

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kanë darkuar së bashku në Baku të Azerbajxhanit pasi morën pjesë në “Forumin Global IX”.

Siç shihet edhe në foto Berisha dhe Meta janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe shumë të fokusuar në bisedën mes tyre.

Duket se Berisha dhe Meta kanë hedhur pas krahëve polemikat në distancë që shkaktoi zgjedhja e Presidentit të ri të vendit.

Berisha nuk e aprovoi firmën e menjëhershme të hedhur në Stamboll nga Meta për të pranuar dorëheqjen e Bajram Begajt duke i hapur atij rrugën e votimit në parlament.

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar rikthimin në politikën aktive pas lënies së karriges së kreut të shtetit pas pak javësh.

Edhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka premtuar krijimin e fronti të gjerë opozitar kundër mazhorancës qeverisëse. 

FOTOLAJM/ Berisha dhe Meta hedhin pas krahëve
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME