Mbrëmjen e kaluar pati trazira ndërmjet tifozëve të Romës dhe Feyenoordit në Tiranë. Kjo, pasi incidentet ishin të shumta, duke krijuar një kaos tërësisht të panevojshëm për vendin tonë.
Ndërsa sot duket se kanë gjetur rrugën e paqes, pasi kanë pozuar bashkë. Për këtë ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili kërkon që të përcjellë mesazhin se futbolli bashkon.
‘Një foto sa një mijë fjalë nga Tirana në prag të finales së madhe të Uefa Europa Conference League! Futbolli bashkon njerëzit e kombet dhe promovon vlerat më të mira sportive! Ky mesazh uroj të përcillet edhe sot në këtë mbrëmje të mrekullueshme që po afron.’– shkruan Meta.