Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka deklaruar se Komisioni i Ligjeve do të marrë sot në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky propozim i heq dy taksa çmimit të naftës dhe për pasojë ul çmimin e naftës për qytetarët dhe biznesin.
POSTIM:
Pas rreth 2 vjetësh, sot Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, merr në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.
Ky propozim i heq dy taksa çmimit të naftës dhe për pasojë ul çmimin e naftës për qytetarët dhe biznesin.